Thursday, March 28, 2024

Sistemi VAR-Sokol Jareci, shef i sektorit të gjykimit në FSHF, sqaron proçedurat që po merren për aplikimin në Shqipëri të sistemit VAR

Lexo

Sistemi VAR, tashmë është prezent edhe në Shqipëri. Puna për testimin e specialistëve të gjykimit si dhe të aparaturave përkatëse ka disa muaj që po punojnë në terren. Sipas Sokol Jarecit, shef i sektorit të gjykimit pranë FSHF-së, grupi i punës dhe i gjykimit të futbollit shqiptar ka dalë në terren për të testuar edhe në praktikë. Jareci sqaron se  dhoma e sistemit VAR përbëhet nga operatori, nga arbitri VAR dhe nga asistenti i tij A-VAR. VAR-i është komandanti i këtij sistemi. Është ai që zgjedh situatat. Në momentin që ndodh diçka situatën e merr në dorë A-VAR-I pasi VAR-i cekon situatën. Në vijim, ai bën të ditur se ky sistem që ka mbërritur në vendin tonë është i njëjti që përdoret në Europian, Botëror apo Champions League, me të vetmin ndryshim që atje përdoren më shumë kamera ndërsa këtu numrin e kamerave do të jetë më i limituar.

Lajmi për mbërritjen e sistemit VAR në futbollin shqiptar është pritur me shumë pozitivitet në opinionin sportiv, megjithatë, sa i përket spekulimeve dhe gabimeve të arbitrave ky system jo gjithçka pritet ta zgjidhë në mënyrë kategorike. “VAR-i minimizon, nuk bën të mundur zhdukjen e të gjithë problematikave në arbitrim. Minimizon në një nivel shumë të lartë gabimet e arbitrit. Mos harrojmë që VAR-I ka edhe një protokoll që është shumë i rëndësishëm. Në sistemin VAR ndërhyhet vetëm kur ka gabime shumë të rënda. Mund të themi se në sistemin VAR ndërhyhet për të hequr ato titujt e mëdha nëpër gazeta.

Nga sa bëhet e ditur, për çertifikimin e këtij sistemi pritet që të mbërrijë në Tiranë specialisti i FIFA-s, dhe pas tij do të kuptohet nëse mund të fillojë përdorimi zyrtarisht në finalen e Superkupës më 28 gusht apo me startin e superligës më 11 shtator.

Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare në këtë drejtim, ku një test shumë serioz pritet të jetë edhe miqësorja Tirana-Vllaznia, takim që luhet të dielen në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit, ku sipas informacionit në FSHF, takimi do të jetë nën monitorimin e sistemit VAR.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img