Futboll- Kategoria e Parë/Garimi në një grup, lëvizjet e shumta në merkato për futbollistë dhe trajnerë paralajmërojnë një garë interesante për kreun dhe fundin si asnjëherë tjetër

Lexo

Europiani i moshave-Kombëtarja U-17 mëson rivalët në eleminatore

Edhe Shqipëria U-17 ka mësuar sot emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Europianit...

Liga e kampioneve-Eleminohet Barcelona. Bajerni dhe Benfika kalojnë në 16-she

Mundet edhe në Mynih, Benfika nuk gabon ndaj Dinamos së Kievit, siguron turin e 16-shesJanë luajtur të mërkurën 8...

16 ekipet e nivelit të dytë të kampionatit, me rikonfirmime, rikthime, por edhe risi

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, do të rikthehet këtë sezon, pas shumë vitesh tek formati me një grup të vetëm, që këtë radhë do të përbëhet nga 16 skuadra. Kështu, Apolonia, Besa, Besëlidhja, Burreli, Butrinti, Bylisi, Erzeni, Korabi, Lushnja, Maliqi, Pogradeci, Shkumbini, Tomori, Turbina e Cërrikut, Tërbuni i Pukës dhe Vora do të përplasen me njëra-tjetrën në një sezon që premton rivalitet në betejën për t’u ngjitur një shkallë më lart.

Dhe, përveç merkatos së lojtarëve, një merkato e ethshme po rezulton edhe ajo e trajnerëve. Kështu, teksa ka “avulluar” italiani Blazi, Apolonia ia ka besuar stolin një tjetër italiani, 45-vjeçarit torinez, Jurij Kanarsa. Besa e Kavajës ka rikthyer në stol një njohje të vjetër si 51-vjeçarin Ndriçim Kashamin, ndërsa Besëlidhja ia ka besuar atë një vendasi, si 42-vjeçari Alban Bruka.

Një tjetër zgjedhje “bio” është edhe ajo që ka bërë Burreli, duke ia besuar stolin Saimir Patushit, por edhe Butrinti, që vazhdon t’i besojë Miltiadh Gurmës. Ndërkaq, Bylisi i rënë nga Kategoria Superiore, ka larguar serbin Dovedan, duke zgjedhur t’ia besojë drejtimin e skuadrës 39-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut, Jeton Beqiri. Nevil Dede është emri i ri i stolit të Erzenit, me ish-futbollistin e njohur që ka marrë përsipër kthimin e shijakasve në Superiore. Këtë synim ka edhe një tjetër emër i njohur, si Artan Merxhushi, i cili është rikthyer në drejtimin e Korabit të Peshkopisë, ndërsa Lushnja do të vazhdojë të drejtohet, prej disa sezonesh tanimë, nga Ilir Gjyla.

Edhe Maliqi i ngjitur në Kategorinë e Parë do të vazhdojë t’i besojë trajnerit të ri, 34-vjeçarit Egli Malësia, duke synuar mbijetesën. Nuk ndryshon as emri i stolit në Pogradec, ku do të vazhdojë punën e tij Ardian Abazaj, kurse në Peqin, një tjetër emër i njohur, si Artan Bano, është rikthyer të drejtojë Shkumbinin. Ka ndryshuar edhe emri i stolit të Tomorit, teksa në Berat drejtimin e ka marrë elbasanasi Klevis Dalipi, por edhe në Cërrik, ku Turbinën do ta drejtojë 38-vjeçari Alfred Allamani, ashtu sikundër edhe në Pukë, ku Tërbunin e ka marrë në dorë ish-futbollisti i Vllaznisë, Elvin Beqiri. Ndërkaq, 16-shen e trajnerëve e mbyll 33-vjeçari Gerald Çani, që do të drejtojë Vorën.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -