Saturday, December 21, 2024

Situatë konfuze tek Vllaznia e futbollit femra. Mos udhëtimi në Gramsh, për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës, mesazh për FSHF-në. Defekt i automjetit, apo pakënaqësi për vendimet e Disiplinës në incidentitn Tirana-Vllaznia!?! …mbetet për t’u parë…

Lexo

Prej dhjetë vitesh është skuadra absolute e futbollit të femrave duke fituar të gjithë trofetë kombëtar, Kupë dhe Kampionat. Duke i shtuar edhe pjesëmarrjet sistematike të viteve të fundit të Ligën e Kampioneve të Europës, madje edhe në konkurimin e fazës së grupeve, kjo Vllazni është shndërruar në një simbol, jo vetëm për Shkodrën, por për futbollin shqiptar në përgjithësi.

Por, vjen një moment, që duket, se me dëshirë apo pa dëshirë, entuziasmi i vazhdimit të një paraqitje të tillë nis e zbehet. Në fakt, për hirë të së vertetës, jo shumë larg, nga kampi kuqeblu i femrave, sportistë, trajnerë dhe drejtues klubi, nuk kanë nguruar të shpalosin ambicjet e tyre në vijueshmërinë e fitimit të trofeve të tjerë.

Por, incidenti i regjistruar në ndeshjen Tirana-Vllaznia, ku sipas drejtuesve kuqeblu, skuadra e tyre u dhunua nga vendasit, ka ndikuar jo pak në aspektin moral për futbollistët kuqeblu dhe stafin e tyre. Situatë që është rënduar akoma më shumë me vendimet e Komisionit të Disiplinës duke nxjerrë tërësisht të pakënaqur Vllazninë e futbollit të femrave.

Kjo është parë qartazi edhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë luajtur në Shkodër, ku Vllaznia nuk arriti të fitojë më shumë se 2 me 0 ndaj një Gramshi modest.

Por, ajo që duket se i ka vënë kapakun kësaj situate tejet konfuze të Vllaznisë ka të bëjë me mos udhëtimin e skuadrës kampione drejt qytetit të Gramshit për të luajtur ndeshjen e kthimit  dhe siguruar kualifikimin në turin gjysëmfinal.

Zyrtarisht, Klubi i Futbollit Femra Vllaznia, bën të ditur se mos udhëtimi për ndeshjen e kthimit në Gramsh ka bëjë me një defekt teknik që ka pësuar në nisje e sipër automjeti tyre.

Një mosparaqitje në ndeshjen e kthimit në Gramsh, që automatikisht, sipas rregullores, Vllaznia e humb ndeshjen në tavolinë 3-0 duke u eleminuar nga Kupa e Shqipërisë.

Ndërkohë, nën zë, thuhet se kjo mosparaqitje e Vllaznisë në Gramsh është një sinjal-mesazhi nga ana e tyre për Federatën Shqiptare të Futbollit në lidhje me vendimet e Komisionit të Disiplinës për dhunën e ushtruar në ndeshjen Tirana-Vllaznia të femrave.

Situata është jo pak serioze, sepse një tërheqje, apo zvoglim i potencialit të Vllaznisë, konsiderohet një hap prapa në atmosferën e futbollit të femrave në Shqipëri, aty ku edhe projektet e FSHF-së dhe strukturave ndërkombëtare, UEFA-FIFA, janë shtuar shumë për Shqipërinë vitet e fundit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img