Friday, April 26, 2024

Skuadrat kosovare në Europë-Drita eleminohet nga Fejenord, Prishtina kualifikohet me Connah’s Nomads

Lexo

Nënkampionët e Kosovës janë mundur 3-2 nga Fejenord në ndeshjen e kthimit, 0-0 ndeshja e parë. Prishtina eliminon Connah’s Nomads

Një mbrëmje e madhe për nënkampionët e Superligës së Kosovës, skuadrën e Dritës, e cila vuri në vështirësi një emër të madh si Fejenord, por u godit në minutën e fundit nga një gol që solli dhe eliminimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, hollandezët arritën një fitore 3-2, por pa harruar se Drita në një moment arriti të krijojë epërsi me një rezultat 2-1. Për hollandezët, autor i një “hat-trick” ishte Guus Til( 7’, 68’ dhe 90’), ndërsa për Dritën shënuan Simonovski 12’ dhe Fazliu 16’.

Ndërkohë, Prishtina ka siguruar kalimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës, pavarësisht humbjes 4-2 përballë Connah’s Nomads. Fitorja 4-1 e arritur një javë më parë në Prishtinë u jep të drejtën kampionëve të Kosovës të vazhdojnë më tej. Në sfidën e sotme dy golat për prishtinasit u shënuan nga Krasniqi në minutat 29’ dhe 36’. Ndërkohë, për Connah’s Nomads shënuan Jamie Insall (3’, 57’), George Horan (47’) dhe Callum Morris(82’) me penallti. Në turin e tretë Prishtina do të përballet me norvegjezët e Bodo Glimt.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img