“Klubi i Futbollit Vllaznia ,siç ka njoftuar më përpara, në kuadër të solidaritetit me të demtuarit e termetit në Turqi dhe Siri ,ka realizuar sot tansfertën e shumës prej 15,300 euro që janë mbledhur nga të ardhuruat nga ndeshja Vllaznia – Tirana. Me këtë rast Klubi falenderon përzermërsisht të gjithë tifozat kuq e blu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi, si dhe të gjithë të tjerët që nuk ishin prezent në stadium, por ndërmjet blerjes së biletave kontribuan në mbledhjen e kësaj shume. Dhe njëherë, ne shprehim ngushëllimet tona për të gjithë viktimat e tërmetit dhe i urojmë një rikthim sa më të shpejtë të të demtuarve të sigurt në shtepitë e tyre.”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të KF Vllaznia.