Saturday, April 20, 2024

(Video) Vllaznia, e vetmja skuadër “Bio” në volejbollin e shqiptar të meshkujve. Flet kapiteni Nikolin Qafarena: Jemi brenda objektivave!

Lexo

Vllaznia e volejbollit për meshkuj është skuadra e vetme “Bio” e volejbollit shqiptar që në gjirin e saj ka vetëm volejbollistë vendas nga Shkodra. Nën drejtimin e dy trajnerëve të pasionuar, Artan Kalaja dhe Ermal Kraja, skuadra kuqeblu po bën një përfaqësim të pëlqyeshëm në sezonin sportiv 2022-2023.

Në Kampionatin Kombëtar renditet mes katër skuadrave më të mira, me objektivin për të luajtur në fazën Play-Off, dhe po ashtu është kualifikuar edhe në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, me sukses e ka nisur edhe ballafaqimin në Ligën “Gjergj Kastrioti” duke fituar ndeshjen e parë në transfertë me ekipin kosovar Lubuteni me rezultatin e pastër 0-3.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kapiteni Nikolin Qafarena, shprehet i kënaqur për ecurinë e skuadrës, dhe objektivat që Vllaznia ka këtë sezon. Ndërkohë, që me kontigjentin që ka në dispozizicion, beson se Vllaznia do të vijë të jetë ndër skuadrat më të mira të kampionatit shqiptar, përfshirë edhe Ligën “Gjergj Kastrioti”, ku ndeshjen e radhës, Vllaznia në Volejboll meshkuj  do ta luajë të shtunën në kryeqytet përballë Partizanit.

(Video) Kapiteni i Vllaznisë në volejboll meshkuj, Nikolin Qafarena, flet për ecurinë pozitive të skuadrës kuqeblu në sezonin sportiv 2022-2023)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img