Java e katërt e Abisnet Superiore do të mbyllet me dy përballje interesante të programuara në Laç dhe Elbasan.
Sfida e parë e ditës do të luhet në orën 16:00 ku Laçi do të pres Vllazninë teksa kuqeblutë udhëtojnë drejt Kurbinit në kërkim të fitores së parë në kampionat pasi pas tre javëve të para ndodhen në kuotën e dy pikëve.
Përballë do të kenë një Laç që synon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe të marrë maksimumin.
Më pas vëmendja do të zhvendoset në Elbasan ku në orën 18:30 do të luhet supersfida Elbasani-Egnatia.
Një duel që pritet me interes të madh, me verdheblutë që kanë nevojë për tri pikët dhe do të kërkojnë të bëjnë një paraqitje të fortë përpara publikut të tyre.
Nga ana tjetër Egnatia mbetet një kundërshtar i vështirë dhe pritet të kërkojë rezultat pozitiv në një transfertë që konsiderohet ndër më të fortat e kësaj jave.
Dy ndeshje me peshë që do të vendosin edhe pikën përfundimtare të javës së katërt të Abissnet Superiore.
Fatos LAMAJ


