E nisur ditën e djeshme me dy duelet e para, Erzeni-Kastrioti dhe Bylis-Teuta, ndeshje këto, të cilat u mbyllën në barazim, e para 1-1 dhe e dyta 0-0, java e 11-të e kategorisë Abissnet Superiore vijon sot me tre duelet e tjera dhe të fundit që përmbyllin kalendarin e kësaj jave.
Sipas kalendarit të FSHF-së, ashtu si edhe ditën e djeshme, ballafaqimet e sotme, do të nisin në orën 13:00 duke u luajtur në tre stadiume, Kukës, Laç dhe Tiranë. Vemendja më e madhe pritet të jetë në “Kukës Arena” dhe në stadiumin e Laçit, me çiftet, Kukësi-Vllaznia dhe Laçi-Partizani, por në të njëjtën kohë, po aq e rëndësishme është edhe ajo që do të luhet në “Selman Stërmasi” mes kampionëve bardheblu dhe Egnatias surprizë të këtij sezoni futbollistik.
Java e 11-të e Superiores:
(Dje) Erzeni-Kastrioti 1-1, Bylis-Teuta 0-0
(Sot) Laçi-Partizani ora 13:00, Tirana-Egnatia ora 13:00, Kukësi-Vllaznia ora 13:00