Saturday, April 27, 2024

Vllaznia, kërkon tre pikë sot në Kukës. Josa, projekton formacionin e parë

Lexo

Vllaznia e vendit të pestë në klasifikim me 15 pikë të grumbullauara me Kukësin e vendit të tetë me 11 pikë, përballen sot në stadiumin “Kukës Arena” për javën e 11-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Kuqeblutë vijnë në këtë sfidë pas barazimit në shtëpi me Erzenin debutues, dy pikë të lëna për Vllazninë në këtë ndeshje, të cilat do të kërkojnë t’i kompensojnë me një fitore të sotme nga Kukësit në transfertë.

Në pritje të kësaj sfide shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, tekniku Josa ka projektuar formacionin e parë. Formacion, që përgjithësisht do të jetë ai i javës së kaluar me shijakasit në Shkodër, por me ndonjë ndryshim, kur nga zëvendësues, kroati Ante Aralica pritet të jetë në lojë nga minuta e parë.

Portjeri malazez Bojan Me Zogoviç do të jetë në portë, për të vijuar me prapavijen, kapiteni Gurishta nga e djathta, Juriç dhe Bulatoviç në qendër dhe Hakaj në të majtë. Jonuzi, Alivoda, Marku në mesfushë, ndërkohë që në vijën e parë sulmuese pritet të jenë Malan dhe Hoxhaj në krahë si dhe Ante Aralica në majë të sulmit.

Edhe pse në konferëncën e shtypit dhënë dje përpara nisjes drejt Kukësit, tekniku Mirel Josa, deklaroi se në lojë janë tre rezultatet, mësohet se objektivi i vetëm për kuqeblutë është vetëm fitorja tre pikëshe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img