Thursday, April 25, 2024

Real Madrid shpartallon Celltik 5-1 dhe merr kreun e grupit F, kualifikohet edhe Leipzig

Lexo

Edhe pse ishte paraprakisht i kualifikuar i grupit F, Real Madrid ka arrtur të mposhtë me rezultatin e thellë 5-1 Celtic, ndeshje kjo e luajtur në Bernabeu. Sfida për formacionin e Ancelottit është zhbllokuar që në 6′: prekje me dorë nga Jenz në goditjen e Valverdes dhe goditje nga pika e bardhë, e transformuar menjëherë nga Modric. Situata është përsëritur edhe në 21′, me një tjetër prekje nga Starfelt dhe me përfundimin e Rodrygo, i cili nuk gabon nga pika e bardhë.

Penalltia e tretë është për Celtic: Mendy pengon Abada në zonë, por nga njëmbëdhjetë metra Courtois hipnotizon Juranovic. Në pjesën e dytë, Blancos mbyllin ndeshjet me Asensio, Vinicius dhe Valverde brenda 20 minutave (51′, 61′ dhe 71′). Pas finalizimit të Jota në minutën e 84-të përfundon 5-1, me spanjollët që do të jenë në vazon e parë në shorte për fazën e 16-shes.

Në vend të dytë është Leipzig, i cili fiton 4-0 në Varshavë kundër Shakhtarit në përballjen direkte falë goditjes së Nkunku (10′), André Silva (50′), kundërsulmit të Szoboszlai (62′) dhe autogoli të Bondar (68′) në përfundimin e Dani Olmos, i cili u fut pak sekonda më parë. Nga ana tjetër, ukrainasit do të duhet të kënaqen me Europa League.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img