Saturday, July 27, 2024

Specialistë të UEFA-s vizitë në ‘Loro Boriçi’ për organizimin e Kampionatit Europian për U-17

Lexo

Pas finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord në 25 majin e 2022, tanimë UEFA i ka besuar FSHF-së një event të rëndësishëm, Europianin 2025 për moshat U-17.
Në aplikimin e dorëzuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”.
Këto stadiume do të presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Për këtë arsye, një grup specialistësh të UEFA-s kanë vizituar ditën e sotme stadiumin “Loro Boriçi” për të vlerësuar infrastrukturën, terrenet sportive stërvitore si dhe rrjetet e hoteleve në Bashkinë Shkodër ku priten të qëndrojnë ekipet.
Njoftimi zyrtar i Klubit Vllaznia:
“Në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian të vitit 2025 për moshën deri U-17 në Shqipëri, ditën e sotme, një grup specialistësh të UEFA-s kryen një vizitë dhe vlerësim pararak për të gjithë infrastrukturën, terrenet sportive stërvitore si dhe rrjetit të hoteleve në Bashkinë Shkodër ku pritet të qëndrojnë ekipet.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i UEFA-s u shoqërua nga Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, z. Alban Xhaferi i cili i prezantoi me stadiumin “Loro Boriçi” dhe terrenet stërvitore përreth.
Në përfundim të saj delegacioni i UEFA-s përgjithësisht mbeti i kënaqur nga kushtet që ofron stadiumi “Loro Boriçi” ndonëse la disa detyra për ndërhyrje në perimetrin e jashtëm dhe në brendësi të tij, kryesisht për mirëmbajtjen e fushës. Nga ana tjetër, pjestarët e këtij delegacioni u shprehën të pakënaqur për mungesën e fushave me bar natyral për stërvitje.
Për sa më sipër u lanë detyra të qarta për të realizuar investime imediate në terrene sportive dhe të kryhen të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe në terrenet aktuale në mënyrë që qyteti i Shkodrës t’i bëjë një pritje dinjitoze aktivitetit evropian më të rëndësishëm të vitit 2025 – Kampionatit Europian U-17, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në disa qytete të Shqipërisë ku përfshihet edhe qyteti i Shkodrës.”
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img