Tuesday, December 10, 2024

Starton Superliga e moshave në futboll, KF Shkodra e nis me dy fitore në transferte ndaj Partizanit

Lexo

Ekipet e moshave të Superliges së futbollit shqiptar për kategorinë U-17 dhe U-19 janë të parët që startuan sezonin e ri futbollistik 2020-2021 duke lënë pas periudhen e bojkotit dy mujor me protogonist ekipet e para të Superliges. E veçanta e këtij sezoni është se krahas pjesëmarrjes së zakonshme të ekipeve të Akademisë Vllaznia, këtë sezon në këtë ligë konkurojnë edhe dy ekipet e KF Shkodra, U-17 dhe U-19. Të drejtuar nga trajnerët përkatës Arbion Kopliku U-17 dhe Rudi Piraniqi U-19, duke pasur në staf edhe trajnerin e portjerëve Bujar Celufaj, ekipet në fjalë kanë konsumuar një fazë përgatitore shumë intensive. Dhe frytet e kësaj pune serioze dhe profesionale nuk kanë munguar kur që në javen e parë të kampionatit treguan forcen e tyre të vertete. Edhe pse luanin në transferte dhe përballë kishin një skuadër me emer dhe të mirëorganizuar siç është KF Partizani, të dy ekipet arriten të triumfojnë në fushën e kompleksit sportiv “Olimpik” të kryeqytetit duke u kthyer në Shkodër me dy fitore shumë të rëndësishme, 0 me 1 për kategorinë U-17 dhe 2 me 3 për U-19.  

Të parët që zbriten në fushën e lojes ishin 17 vjeçarët ku për KF Shkodra, trajneri Arbion Kopliku aktivizoi në formacionin e parë këto futbollistë: Endri Lujkaj, Serxho Luani, Resli Zaganjori, Juled Shabaj, Armando Gonaj , Olsi Curraj, Augen Hasani (kapiten), Art Bisha, Alsi Gjelaj, Kledis Malli, Gerald Kacokaj. Gjatë ndeshjes u aktivizuan Florian Pjetracaj, Arsaed Hoxhaj, Dian Selimi, Emanue Cini, Enrik Palali. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur në barazim 1 me 1. Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët e trajnerit Kopliku që tundin rrjeten në minuten e 32-të me anë të Hasanit, ndërkohë që në limitin e kësaj pjese është Qokaj që barazon me penallti për të kuqtë e Partizanit. 45 minutat e pjesës së dytë flasim më mirë për KF Shkodra, futbollistët e së cilës shënojnë edhe dy herë të tjera me A.Hoxhajn dhe E.Cinin përkatësisht në minutat  50  dhe  80-të duke marrë kësisoj avantazhin në shifrat 1 me 3. Në të 83-ten minuta vendasit shënojnë përsëri me anë të Mashës, gol që vlen vetem për shkurtimin e diferences së disavantazhit në shifrat 2 me 3 për KF Shkodren. Ndeshja e parë dhe fitorja e parë tre pikëshe në këtë start sezoni për KF Shkodren, në të cilen krahas të tjerëve më të spikaturit në fushën e lojes ishin Hasani, Luani, Kacokaj, Zaganjori dhe Shabaj.

Menjëherë pas 17 vjeçarëve ka ardhur dueli tjetër i kësaj dite Partizani-KF Shkodra, por kësaj radhe për U19.  Maldin Tafa, Daniljo Moleci, Arsid Temja, Alesio Hoxha, Ernis Mataj, Ildi Xhakaj, Luis Lera, Gerti Suka, Rigers Musaraj, Roel Oborri, Xhuljan Preka, ishin të besuarit e trajnerit Rudi Piraniqi që e nisen lojen nga minuta e parë, ndërkohë që gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe  Alban Sykaj, Alfred Kaçaj dhe Rezar Çoku. Një ndeshje kjo me të vertete interesante e shoqërur me një rivalitet të fortë nga të dyja skuadrat. Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se ishin vendasit ato që e kërkuan më shumë golin në minutat e para të lojës. Por vetem kaq sepse më pas është trajneri Rudi Piraniqi që me ndërhyrjet në skemen e lojës bën që skuadra të marrë më tepër detyra sulmuese. Në këtë mënyrë nuk vonojnë edhe rastet për gol në portën e Partizanit për të mbërritur në minute e 55-të kur Suka do të shndërronte në gol një penallti të dhënë në favor të tyre. Goli i shkodranëve e bën edhe më të fortë takimin, Partizani për të barazuar rezultatin dhe KF Shkodra për të ruajtur avantazhin, minuta këto që regjistrojnë edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilen skuadër, Peqini për vendasit dhe Mataj për miqtë. Gjithësesi skuadra e drejtuar nga Rudi Piraniqi në gjirin e së cilës spikaten emra të tillë si Xhakaj, Temja, Lera dhe Suka e prêt vërshëllimen përfundimtare të minutes së 90-të me rezultain e fituesit 0 me 1.

Me dy fitore në transferte, U-17 dhe U-19 përballë një kundërshtari me emër si Partizani është një tregues shumë pozitiv për skuadrat e KF Shkodra, çka tregon punën e mirë në vite në këtë klub që drejtohet me plot passion dhe aftësi profesionale nga kryetrajneri Taip Piraniqi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img