Tuesday, December 10, 2024

Super Vllazni! Supergoli i Rejan Alivodës mposht Dinamon në transfertë 0-1. Kuqeblutë, kalojnë Partizanin duke marrë vendin e dytë. Shtohet presioni ndaj kryesueses Egnatia, diferenca tashmë në vetëm 6 pikë

Lexo

Ka mjaftuar një supergol i shënuar nga ana e Rejan Alivodës në minutën e 28-të të pjesë së parë që Vllaznia të triumfoi ndaj Dinamos në transfertë. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme  në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit për llogari të javës së 25-të, u mbyll me fitoren e kuqebluve me rezultatin 0 me 1.

Pas një pjese të parë të dominuar nga Vllaznia, e dyta u shoqërua me një presion të dendur të Dinamos, e cila e kërkoi me insistim golin e barazimit, madje goditi edhe traversen e portjerit Mëhidri.

Megjithatë, edhe pse e tërhequr duke mbrojtur avantazhin 0 me 1, në 45 minutat e dyta, pati momente të mira që me anë të kundrasulmit, edhe mund të shënonte goin e dytë.

Gjithësesi, tetë minutat shtesë të akorduara edhe pas verifikimit disa minutësh nga sistemi VAR në momentin e daljes me karton të kuq të kapitenit dinamovit Hoxha, fiksuan rezultatin 0 me 1 në favor të Vllaznisë.

Një super Vllazni kjo, e cila prej 11 javësh nuk njeh humbje, 9 fitore dhe 2 barazime, duke bërë që pikërisht pas kësaj fitore ndaj Dinamos merr vendin e dytë me 43 pikë, duke i bërë presion Egnatias që kryeson renditjen e Superiores, por tashmë diferenca me rrogozhinasve dhe shkodranëve është vetem në 6 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img