Saturday, July 27, 2024

Vendi i dytë, Osmani: Nuk ka vend për eufori, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas fitores me Dinamon, që i ngjiti në vendin e dytë.

Osmani deklaroi se ekipi ishte në situatë të vështirë në renditje kur mori drejtimin, por shtoi se nuk ka vend për eufori te shkodranët.

Ishim në një pozitë të rëndë dhe të vështirë kur e mora ekipin. Objektivi është i qartë, katër vendet e para. Sot fillimi nuk ishte i mirë, me kalimin e kohës u stabilizuam dhe golin e ruajtëm deri në fund. Jam i kënaqur me fitoren.

Ajo tërheqje në fund ndoshta ishte e natyrshme. Në ato momente kur je në avantazh, i frikësohesh ndonjë goli dhe skuadra kthehet pas vetvetiu.

Ende nuk e kemi siguruar “Final Four”. Ekipi nga ndeshja në ndeshje, ka treguar karakter. Ndeshjet e ardhshme do na ndihmojnë. Nuk ka vend për eufori, sepse ka edhe shumë ndeshje. Futboll është, mund të ndodhë gjithçka. Të jemi të qetë dhe të vazhdojmë me këtë ritëm.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img