Saturday, November 23, 2024

Superiore Futboll Moshat-Tjetër humbje e Vllaznisë U-17, e mund Tirana në “Reshit Rusi” 1-4

Lexo

Kategoria Superiore e futbollit të moshave ka luajtur sot ndeshjet e javës së dytë të fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar. Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ishte pritëse në fushën e saj përballë Tiranës. Ndeshja e zhvilluar paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” ka përfunduar me rezultatin 1 me 4 në favor të ekipit të Tiranës.

Ekipi bardheblu e ka nisur mjaft mirë lojën kur në minutën e 15-të është Sina që shënon për skuadrën e tij. Përballë një Vllaznie që paraqet probleme në lojën e saj, Tirana nuk e ka të vështirë të shënojë në minutën e 30-të edhe golin e dytë, këtë herë me autor Ageja duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 0-2.

Pas pushimit pritej një Vllazni ndryshe nga ajo e së parës, por  megjithë ndonjë përpjekje spontane nuk duket diçka konkrete në veprimet e saj. Kuqeblutë nuk arrijnë të përfitojnë as nga epërsia numerike e futbollistëve në fushën e lojës, pasi arbitri ndëshkon me karton e kuq futbollistin e Tiranës Sina në minutën e 52-të. Përkundrazi, edhe pse me një futbollist më pak, skuadra mike arrin të shënojë edhe dy gola të tjerë në portën e Vllaznisë, me Hasanaj dhe Bajraktarin, përkatësisht në minutat 79’ dhe 84’ me penallti.

Për Vllazninë ka vetëm një gol në këtë ndeshje, dhe ai shënohet dy minuta nga fundi i takimit nga William Cungu që shndërron në gol një penallti të dhënë në favor të Vllaznisë duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me fitoren e Tiranës me rezultatin 1-4. Kjo është humbja e dytë radhazi që pëson Vllaznia U-17 në fazën e dytë, ndërkohë që edhe gjatë fazës së parë rezultatet e saj kanë lënë për të dëshiruar, ku duke përfshirë këtu edhe eleminimin në Kupë, situata në këtë skuadër nuk duket aspak e mirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img