Friday, October 11, 2024

Intervista- Humbi me Burrelin, trajneri koplikas Ardi Rrustemaj pranon diferencen me kundërshtarin, por premton mbijetese për Veleçikun

Lexo

Veleçiku e ka nisur me humbje fazën e dytë të Kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë, teksa është mundur në shtëpi nga Burreli me rezultatin 0 me 4. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport menjëherë pas ndeshjes, trajneri koplikas Ardi Rrustemaj e pranon se përballë kishte Burrelin, një nga skuadrat më të mira të kategorisë së parë që me të drejtë është pretendente për kategorinë Superiore. Humbja ia vështirëson edhe më shumë pozitat Veleçikut, por trajneri Rrustemaj premton se skuadra e tij do të bëjë më të mirën duke garantuar mbijetesen e koplikasve në kategorinë e parë.

Profesor, me të drejtë dukeni i mërzitur për humbjen e pësuar. Skuadra e juaj bëri përpjekjet e duhura në fushën e lojës, por përballë kishit një skuadër të mirëorganizuar si Burreli, pretendent për të kaluar në Superior.

Realisht, ne sot kishim përballë një ekip shumë të fortë. Burreli ishte forcuar shumë, ka bërë një merkato të mirë, ka pasë lojtarë të mirë edhe në fazën e parë, por nga prurjet e reja e kishte kolauduar ekipin më së miri. Ne bëmë përpjekjet tona që të organizohemi mirë në këtë ndeshje. Kërkuam të mbrohemi pak dhe të kundrasulmojmë, por bëmë disa gabime në mbrojtje. I pësuam golat shpejt dhe u penalizuam, ishte shumë e vështirë pastaj për të dalë përpara me një kundërshtar të tillë siç është Burreli.

Vështirësohen situatat për Veleçikun pas kësaj humbje me Burrelin?

Po është e vertetë. Është një kampionat shumë i keq, janë 9 ekipe, 4 luftojnë për t’u ngjitur në Superiore, ndër ato 5 të tjerat 3 bien në kategori të dytë. Është një kampionat shumë i vështirë me një luftë të madhe mes ekipeve pjesëmarrëse.

Ishin premtuar disa lëvizje në kampin koplikas për merkaton e janarit, i kënaqur në këtë drejtim?

Faktikisht, u ofruan 2-3 futbollistë, por nga ana tjetër kemi edhe 2-3 dëmtime në skuadër, që realisht edhe ato po na dëmtojnë.

Si e shikoni vazhdimësinë, do të mbijetojë Veleçiku në kategorinë e parë?

Ne do të luftojmë në çdo ndeshje dhe jam i bindur se do t’ia dalim.

Javën e ardhshme luani me një kundërshtar tjetër të fortë, si Korabi pretendent për në Superiore.

Sigurisht, çdo ndeshje është luftë për ne, do të shkojmë patjetër për të marrë pikë në Peshkopi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img