Monday, January 19, 2026

Superiore, java e 18-të-FSHF, cakton 6 arbitra për gjykimin e ndeshjes, Vllaznia-Laçi, sot ora 18.00 në “Loro Boriçi”

Lexo

- Reklamë -spot_img

E konsideruar si kryendeshja e javës së 18-të të kategorisë Superiore, Vllaznia-Laçi, sfida që luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18.00, do të gjykohet nga 6 arbitra. Sektori i gjykimit pranë FSHF-së, pozitën e kryesorit ia ka besuar arbitrit të kolegjumit të Fierit, Kreshnik Cjapi. Ndihmësa të tij anësorë në të dy krahët e fushës do të jenë Rejdi Avdo dhe Ilir Tartari, të cilët mbajnë stemën e FIFA-s. Ardian Beqiri dhe Roshers Muska, janë planifikuar arbitra të linjës duke qëndruar në të dy portat respektive, ndërkohë që Denis Rexha do të jetë në pozicionin e gjyqtarit të katërt të ndeshjes.

Pas javës së 17-të, Vllaznia renditet në vendin e parë me 37 pikë, Partizani i dyti me 28 pikë, ndërkohë që Laçi është në vendin e tretë me 27 pikë, po aq sa ka edhe Teuta që renditet e katërta. Pozitat në tabelë tregojnë se sot në “Loro Boriçi” përballen vendi i parë me të tretin. Vllaznia me objektiv fitoren dhe marshimin drejt titullit, ndërkohë që objektiv fitoren e ka edhe Laçi, që nëse e arrin, jo vetem që e ofron më shumë me Vllazninë kryesuese, por e bën edhe më rivalizues kampionatin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img