Friday, April 26, 2024

Basketbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare, ish basketbollisti dhe trajneri i njohur Arben Fagu

Lexo

Sporti shqiptar në përgjithësi dhe ai i basketbollit në veçanti, sot ka marrë një lajm të hidhur, ndarjen nga jeta të një prej figurave shumë të njohura të basketbollit shqiptar, ish basketbollistit dhe trajnerit të spikatur, Arben Fagu.

“Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 65 vjeçare të Arben Fagut, ish basketbollist dhe trainer i Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar.
Beni është pinjoll i familjes së madhe Fagu, i biri i Besim Fagut një nga themeluesit e Klubit Partizani dhe vëllai i legjendës së koshit Agim Fagu. Arben Fagu nuk e tradhëtoi historinë e familjes duke qenë pjesë e pandarë e ngjyrave të kuqe dhe njëkohësisht ka dhënë një kontribut të madh me Kombëtaren shqiptare. Të gjithë karrierën e tij si sportist dhe trainer ai ia kushtoi Partizanit deri në momentet e fundit kur drejtonte ekipin e meshkujve të Partizanit.
Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.
Lamtumirë kampioni ynë Arben Fagu “, citon Klubi Partizani në njoftim e shpërndarë për publikun.

Për humbjen e kësaj figurë të njohur sportive ka pasur mesazhe të shumta ngushëlluese nga njerëzit e sportit, dhe jo vetëm, por ndërkohë, po sjellim komunikatën e shpërndarë për mediat nga ana e Federatës Shqiptare të Basketbollit.

“I bashkohet parajsës sot, një ndër ikonat e basketbollit shqiptar, për të cilin ndarja ishte e parakohshme. Humbja e tij do të ndjehet gjatë në mbarë komunitetin tonë, mjedisin akademik sportiv, në të cilin ai zë një vend nderi. Arben Fagu e filloi karrierën e tij sportive, në moshë fare të re, në ekipin e klubit sportiv Partizani, ekip të cilit nuk iu nda asnjëherë, deri në vitet e fundit të karrierës së tij si trajner. Arben Fagu, në ekipin e Partizanit, numëron shumë tituj kampion dhe fitues i disa kupave të Shqipërisë. Ai ka kontributin e tij të padiskutueshëm si sportist, në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Arben Fagu, në karrierën e tij si trajner, shenjon në CV-në e tij rekorde si trajner i ekipit të Partizanit, Dinamos, Studentit dhe Universitetit Amerikan të Tiranës . Së fundmi, karriera e tij si trajner, mbyllet me ekipin të cilit i ka kushtuar jetën. Arben Fagu – trajner i ekipit kombëtar të të rinjve dhe meshkuj të rritur në periudha të ndryshme kohore. Si trajner dhe profesor, do të pregatiste disa gjenerata lojtarësh, të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve kombëtare ndër vite. Profesor Beni, siç do ta thërrisnin të gjithë, ka qenë shembull i një pune të pakursyer në sport dhe në shoqëri. Pasionant dhe i disiplinuar, njohës mjaft i mirë i basketbollit modern dhe aplikues i tij me ekipin për të cilin punoi me shumë përkushtim gjatë gjithë jetës së tij. Arben Fagu, do të mbahet mend edhe si një kritik mjaft aktiv për problematikën dhe zhvillimin e basketbollit në vend.

I paharruar kujtimi i tij, ngushëllime të gjjthë familjarëve dhe familjes së basketbollit për këtë humbje kaq të rëndë!

Avni Ponari (President), Vasil Shaka, Edera Alibegaj, Dritan Mema, Edmond Biçoku, Juel Jarani, Ilir Taflaj(Anëtar të KD në FSHB)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img