Friday, April 26, 2024

Shkodrani Elion Puka, zgjidhet anëtar i Komisionit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Taekwondosë- Endri Hoxha është presidenti i ri i FSHT-së

Lexo

Federata Shqiptare e Taekwondosë ka zgjedhur presidentin e ri, Komisionin Ekzekutiv, si dhe strukturat drejtuese të kësaj federate.

Nëpërmjet votimit, ku morën pjesë trajnerë dhe drejtues të ndryshëm teknik, u bë e mundur zgjedhja e presidentit të ri dhe bordit drejtues. Endri Hoxha është emri i presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Taekwondosë.

Pjesë e këtij takimi ka qënë edhe analiza e ecurisë së deritanishme të sportit të Taekwondosë në vendin tonë. Vlerësime dhe merita të larta ka pasur për të gjithë trajnerët e ekipeve të federatës që po tregojnë seriozitet dhe vendosmëri me punën e tyre të vazhdueshme. Mes tyre, një vlerësim ekstra ka marrë edhe kryetrajneri i Taekwondosë shkodrane, Elion Puka, i cili me punën e tij të përkushtuar disa vjeçare ka arritur të formojë të gjitha ekipet zinxhir duke dalë fitues në pjesën më të madhe të aktiviteteve kombëtare.

Në një prononcim të dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri i Taekwondosë në Shkodër, Elion Puka, falenderon presidentin dhe gjithë stafin e federatës që i besuan postin e anëtarit të komisionit ekzekutiv, besim të cilin, tha se merr angazhim ta përkthej në një bashkëpunim të frytshëm me drejtuesit dhe stafin e ri.

“Asgjë nuk arrihet të konkretizohet individualisht. Federata është një interes i përbashkët, konsultimet i bëjmë që nga sportistët, trajnerët e deri tek drejtuesit më të lartë të federatës. Kemi një punë mjaft të gjatë me programe të mbushura dhe me sfida të reja që na presin në të ardhmen. Të gjithë të bashkuar me qëllimin e duhur për suksesin e Shqipërisë. Vetëm kështu mund t’ja dalim!”, u shpreh Puka.

Më tej, kryetrajneri shkodran Elion Puka, preferoi të falenderonte përzemërsisht ish-presidentin e federatës, Genti Malko. “Dëshiroj të nënvizoj, se fal punës mjaft të mirë që presidenti Malko ka bërë gjatë periudhës 8 vjeçare që ka drejtuar, ka arritur të dhurojë kuntribute të çmuara për federatën e Taekëondosë, si dhe krijoi një terren të mirë për të ecur përpara. Shembull në vlera dhe moral duke mbajtur drejtësi dhe ekuilibrin e duhur, gjithashtu profesionist në çdo vendim të marrë”, përfundoi Puka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img