Friday, May 3, 2024

Superiore-Java e 27-të/ Laçi-Vllaznia 0-0, përfiton Teuta që shkëputet me 2 pikë më shumë në krye

Lexo

Vllaznia-Laçi 0-0

E shtunë, 10 prill 2021, ora 16.00, stadiumi i qytetit të Laçit

LAÇI: Sherri, Marku, Malota, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Xhixha, Harmon(Kërçiku 79’). Trajner: Shpëtim Duro

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi(Dilaver 83’), Marku, Kruja(Kaleziç 90+2’), Hoxhaj(Kalaja 83’), Sise(Da Silva 72’). Trajner: Thomas Brdariç

Laçi-Vllaznia më i rëndësishëm i javës së 27-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar është mbyllur në barazim, 0 me 0. Një barazim që në pamje të parë të duket që është pozitiv për kuqeblutë që luanin si udhëtues në një fushë të vështirë si ajo e Laçit. Barazim që në fakt e parapëlqente një ditë përpara ndeshjes edhe mesfushori kuqeblu Fjort Jonuzi kur foli përpara gazetarëve në Konferëncën për shtyp. Por, realisht, nëse barazimi vlen për kuqeblutë në raport me laçjanët, të cilët i mban në të njëjtën distancë me dy pikë diferencë më shumë se ato, në anën tjetër përfiton Teuta që me fitoren në Fier ndaj Apolonisë shkëputet në krye e vetme me 2 pikë më shumë se sa Vllaznia. Por, i fituar mund të dalë edhe Partizani nëse do të arrijë të marrë pikët e plota nesër ndaj Bylisit në “Air Albania” duke u barazuar me pikë me Vllazninë.

Ndeshja

Sa i përket ndeshjes duhet thënë se 90-të minutat e ballafaqimit në Laç ishin shumë të dyluftuara, me raste në të dy portat respektive, ritëm, cilësi e lartë sportive, ku vetëm goli mungonte për t’i vënë notën dhjetë kësaj sfide.

Një ndeshje me dy pamje, ku falë rasteve të regjistruara, në 45 minutat e para ishte Vllaznia më afër rrugës së rrjetës, ndërsa në të dytën një gjë e tillë ishte për skuadrën vendase të Laçit.

Cisse për kuqeblutë dhe Mazrrekaj për laçjanit japin shkëndijat e para në minutat 2’ dhe 8’ duke treguar se kjo ndeshje ka theks sulmues për të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren tre pikëshe. Në vijim janë përsëri shkodranët që kërcënojnë me dy raste, 11’ dhe 15’ me protagonist lojtarët e prapavijës, dy qëndrat Adili dhe Shehi, por pengesë është gardiani shkodran i Laçit, Alen Sherri që bllokon me mjeshtri goditjet drejt rrjetës së tij. Pas minutës së 25-të kemi një zgjim të Laçit që provon me dy kërcënime të Harmon, në njërin prej të cilëve pretendohet për penallti. Më pas, në të 38-të Xhixha ka një mundësi të mirë por nuk shfrytëzohet nga vendasit duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në barazim 0-0.

45 minutat e dyta nisin më të mira për laçjanët të cilët regjistrojnë tre raste goli me protagonistë Harmon, Mazrrekaj dhe Xhixhen ku sidomos ai i minutës së 54’ me Harmon është më i rrezikshmi për portën kuqeblu. I vetmi rast për t’u theksuar për kuqeblutë është ai i minutës së 81-të me Viktor Da Silvën që në përplasje me mbrojtjen vendase rrëzohet në zonë duke bërë që kuqeblutë të kërkojnë penallti, por vendimi i arbitrit vjen në anën e kundërt, për faull në dëm të Da Silvës.

Përfundimisht, 0 me 0, duke i dhënë mundësinë e marrjes së vetëm një pike nga secila skuadër. Por, nëse sot Laçi dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në Kampionat, të mërkurën e ardhshme në betejen gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë që do të jetë përsëri mes këtyre dy skuadrave, barazimi nuk vlen, sepse njëra prej tyre duhet të fitojë për të marrur “biletën” e finales.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img