Java e kampionatit e programuar për tu zhvilluar më 16,17 dhe 18 tetor sjell pesë ndeshje interesante ku skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre sezonale.
Vëmendja do të jetë e shpërndarë në disa fusha me përballje që premtojnë rivalitet dhe emocione.
Java e shtatë do të hapet të premten më 16 tetor me ndeshjen Dinamo-Teuta, e programuar në orën 18:30 ku të dyja skuadrat do të synojnë një rezultat pozitiv për të vijuar rrugëtimin e tyre në kampionat.
Të shtunën më 17 tetor do të luhen dy takime. Në orën 13:30 Tirana do të pres Laçin në një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme.
Ndërsa në orën 16:00 në Korçë Skënderbeu do të përballet me Elbasanin.
Për Skënderbeun kjo ndeshje merr një rëndësi të veçantë pasi korçarët kan nevojë për një reagim pas rezultateve zhgënjyese të javëve të para dhe do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për t’u rikthyer te fitorja,teksa përballë do të kenë një kundërshtar që synon të marrë rezultat pozitiv në transfertë.
E diela më 18 tetor do të sjellë dy ndeshjet e fundit të javës. Në orën 13:30 Vora do të presë Partizanin me të kuqtë që do të synojnë të marrin pikë jashtë fushe.
Ndërkohë java do të mbyllet në orën 18:30 me përballjen Egnatia-Vllaznia një duel interesant mes dy skuadrave që kërkojnë të qëndrojnë konkurruese në kampionat.
Pesë ndeshje dhe shumë pikë në lojë teksa java e shtatë pritet të jap përgjigje të rëndësishme për ecurinë e skuadrave ndërsa gara për objektivat sezonale vijon të bëhet gjithnjë e më interesante.
Në këtë fazë të kampionatit çdo pikë ka rëndësi dhe rezultatet e kësaj jave mund të ndikojnë në pozicionimin e skuadrave në renditje.
Fatos LAMAJ


