Superiore-Ndryshojnë oraret e dy ndeshjeve, Teuta-Skenderbeu në 16.00 dhe Vllaznia-Apolonia në 14.00

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Java e 19-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar do të luhet në dy ditë, e shtunë dhe e diele. Masat e reja të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për luftën kundër covid-19 që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve deri në orën 20:00 kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të ndryshojë disa nga oraret në kalendarin e javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Ato që janë prekur nga ky vendim janë dy çiftet, Teuta-Skenderbeu dhe Vllaznia-Apolonia, ndërkohë që tre çiftet e tjerë nuk ndryshojnë.

Kështu sfida që do të hapë këtë raund mes Teutës dhe Skënderbeut që ishte në program të premten në orën 18:00 do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”  të Durrësit 2 orë më herët, në 16:00. Ndërsa, përballja Vllaznia-Apolonia që ishte planifikuar të luhej në ora 17:00 është spostuar tre orë më përpara, në orën 14.00. Nga sa bëhet e ditur, një ndryshim i tillë i orarit për sfidën Vllaznia-Apolonia, përpos masave anti COVID-19 të vendosura nga Komiteti Teknik Shkencor, në kampin kuqeblu kanë qënë të ishin të interesuar për t’iu larguar sa më shumë orarit të mbrëmjes. Një gjë e tillë vinte, pasi sipas parashikimeve sinoptike, të shtunën në qytetin verior priten ulje të ndjeshme të temperaturave shoqëruar me reshje dëbore, që në një farë mënyre mund ta kishin vështirësuar terrenin e stadiumit “Loro Boriçi”.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19
E premte, më 12 shkurt 2021
Ora 16:00 | Teuta-Skënderbeu

E shtunë, më 13 shkurt 2021
Ora 14:00 | Tirana-Kukësi
Ora 14:00 | Bylis-Laçi
Ora 14:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 14:00 | Vllaznia-Apolonia

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -