Superiore, post java e 34-të. Pak ndryshime në renditje. Vllaznia vazhdon të ketë shanset për Europën!

Një fitore e Vllaznisë ndaj Partizanit për javën e 34-të do t’i krijonte kuqebluve komoditetin e përforcimit të pozitave për vendin e katërt të zonës Europiane, por pse jo për t’i bërë presion Egnatias së vendit të tretë. Por nuk ndodhi, as njëra dhe as tjetra, sepse Vllaznia u mund nga Partizani me rezultatin 2 me 1.

Ndryshe nga sa deklarohej në pragndeshje, Vllaznia punoi pak për ta fituar këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë ku kuqeblutë lanë hapësira të pafund të repartin e mbrojtjes duke i dhënë mundësi të kuqve të shënojnë dy gola të shpejtë.

Kjo fitore e Partizanit e vendit të dytë, shoqëruar edhe me fitoren e Tiranës kryesuese në Laç, bën që rivalët e kreut të mbajnë të njëjtat pozita në renditje. Ndërkohë, fitorja e Egnatias së vendit të tretë ndaj Erzenit 3-2, thellon diferencen me Vllazninë e vendit të katërt në 7 pikë duke bërë që rrogozhinasit të sigurojnë matematikisht vendin e tretë dhe pjesëmarrjen në Europë që është historike për këtë skuadër.

Megjithatë, Vllaznia vazhdon të jetë në vendin e katërt me 46 pikë duke vijuar të konkurojë me Teutën dhe Laçin që kanë nga një dhe dy pikë më pas në renditje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu