Sunday, October 13, 2024

Superiore, të shtunën, ora 13.45 Laçi-Vllaznia, kuqeblutë të grumbulluar në “Gardenland Resort”

Lexo

Vllaznia është gati për sfiden e javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore, atë që do të luhet të shtunën në transfertë përballë Laçit vendas. Me seancën e zhvilluar paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brdariç kanë mbyllur gjithçka sa i takon përgatitjeve për këtë sfidë.

Falë edhe distancës jo shumë të largët mes Shkodrës dhe Laçit, drejtuesit e kanë parë të arsyeshme që skuadra të grumbullohet në mjediset komode të “Gardenland Resort”-Barbullush Shkodër. Përpos shërbimit cilësor që i ofrohet skuadrës, si në trajtimin ushqimor në dhe atë hotelier, sipas drejtuesve të klubit kuqeblu, arsyeja e akomodimit të skuadrës në këtë resort, ka të bëjë edhe me një tip fati që duket se e djekë skuadrën me fitore sa herë e kalon pragndeshjen e akomoduar në “Gardenland Resort”.

Edhe këtë herë mendohet se Vllazninë do ta ndjekë i njëjti fat, dhe nëse vertet do të ndodhë një gjë e tillë që kuqblutë të kthehen me fitore në Shkodër, atëherë marrëdhëniet dhe raportet e KF Vllaznia me “Gardenland Resort”-Barbullush Shkodër duhen parë vertetë seriozisht për të mos iu ndarë në këtij resorti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img