Friday, March 29, 2024

“Aromë” Superiore për Burrelin. Matjanët e Samuel Nikajt kryesojnë të vetëm Grupin A të Kategorisë së Parë

Lexo

Në startin e Kampionatit Kombëtar të futbollit të kategorisë së parë për sezonin futbollistik 2020-2021, pak kush e mendonte se Burreli është skuadra pretendente për të kalimin në kategorinë Superiore. Besëlidhja e përherëshme e periudhës së viteve të fundit, Korabi, dhe sidomos Dinamo, e cila prej dy vitesh po investohet jashtë mase nga italianët në staf dhe futbollistë, do të ishin skuadrat primare që do ta diskutonin një gjë të tillë. Por të këtij mendimi nuk ishin matjanët, drejtuesit e klubit dhe ato të Bashkisë, të cilët duke ofruar në pankinë një trajner të njohur dhe me shumë përvojë për skuadrat që ngjiten në elitë si shkodrani Samuel Nikaj, vendosen piketat e duhura për ndërtimin e një skuadre ambicioze në fushën e lojës.

Nuk vonoi, dhe rezultatet nisen të vinin, dhe tashmë pas javës së 12-të Burreli e shikon veten në krye të tabelës së klasifikimit për Grupin A me 25 pikë. Pozitën kryesuese, në fakt matjanët e morën që prej dy javësh, ndërkohë që e përforcuan duke e riarrë këtë javë teksa mundën në transfertë Partizanin B me rezultatin 1 me 3. Stana, Danaj, Raboshta shënuan për skuadrën e Samuel Nikajt përkatësisht në minutat 12’, 64’ dhe 70′, ndërkohë që në të 67-tën kishte autogol nga Hasa.

Në ndjekje të Burrelit që kryeson me renditjen me 25 pikë, është Dinamo që renditjet e dyta me 23 pikë, Korabi me 20, Besëlidhja 13, Erzeni 12, Vora dhe Oriku nga 11, Partizani 9 dhe Veleçiku 7.

Java e ardhshme, ajo e 13-ta që do të luhet në mesjavë rezervon takime të forta. Dy skuadrat kryesuese, Burreli dhe Dinamo luajnë brenda, kryesuesit matjanë presin Besëlidhjen e vendeit të katërt, Dinamo pretendente luan në Tiranë me Veleçikun që kërkon pikë mbijetese, që në fakt në fazën e parë ia mori dinamovitëve, Korabi-Partizani B, Erzeni-Vora, ndërkohë që Oriku është pushim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img