Vllaznia-Football Republic ishte çifti i parë i javës së 18-të të Kategorisë Superiore U-21, takim ky i luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani fituan thellësisht me rezultatin 6 me 0 me autorë të golave Hoxha 4’, Sekja 35’, Leka 37’, Çoba 41’, Smajli 63’, Pali 78’. Me këtë fitore tre pikëshe, Vllaznia shpresonte rezultatet e ditës së sotme të flisnin në favor të saj. Bylisi kryesues ishte pushim, ndërkohë një humbje e Laçit në transfertë me Kukësin e kalonte Vllazninë në vendin e dytë. Por me fitoren 1 me 3 të laçjanëve ato mbajnë vendin e dytë në klasifikim me 41 pikë duke lënë kuqeblutë në vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa në krye është Bylisi me 42 pikë.
Rezultatet e javës së 18 dhe renditja pas kësaj jave”
Tirana-Akademia e Futbollit 6-0
Shënues: Aliaj 8’, Stafa 32’, Sefa 33’, Beshiraj 35’, Sokolaj 83’, A.Jaho 68’
Apolonia-Shënkolli 6-1
Shënues: Vasilj 12’, 27’, M.Sota 41’, 51’, Andoni 61’, Haxhiu 80’/ M.Dobra 29’
Turbina-Teuta 2-3
Shënues: Shehi 88’, Uilliams 90’/ Jazxhi 30’, Pashollari 75’, Kapllani 83’
Kukësi-Laçi 1-3
Shënues: Karaj 30’/ Kadiu 19’, Zylfiu 67’, Bruka 88’
29 mars 2021
Vllaznia-Football Republic 6-0
Shënues: Hoxha 4’, Sekja 35’, Leka 37’, Çoba 41’, Smajli 63’, Pali 78’