Superioria mbylli javen e 32-te diten e djeshme dhe ne axhenden e futbollit shqiptar vjen Kupa e Shqiperise.

Te merkuren do te luhen te dyja sfidat ku dita nis me Egnatia – Vllaznia ne oren 15:00 ne Rrogozhine. Shkodranet e kane edhe si nje sfide hakmarrje pas humbjes se turpshme ne kampionat me rezultatin 0-4 perballe tifozeve te tyre. Ndeshja e pare ne Shkoder u mbyll ne barazim 1-1 dhe gjithçka eshte lene per t’u vendosur ne kete takim.

Nuk mund te thuhet e njejta per ndeshjen tjeter. Ne oren 18:00 Teuta pret Tiranen perseri ne “Niko Dovana” pas ndeshjes se kampionatit ku i mposhten 2-1 duke i dhene nje goditje te forte bardhebluve per objektivin e tyre kampion.

Sfida e pare ne Kupe perfundoi me fitoren 3-0 te Tiranes duke mbyllur qe ne ate takim llogarite dhe kjo sfide nese nuk do te kemi ndonje mrekulli pritet te nxjer Tiranen si finaliste.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu