Viti 2024 për futbolli amator 9×9 ka nisur me finalen e Superkupës. Përballë në këtë ndeshje të veçantë, të luajtur në kompleksin “Miq për jetë” në Tiranë, u vunë kampionët e “FSHF Sunday League Albania” për sezonin 2022-2023, Kastriotët dhe fituesit e FSHF Cup, Panthers Shkodër.
Ndeshja ka qenë mjaft e bukur, me emocione e gola dhe në fund festuan Kastriotët që triumfuan 3-1 ndaj Panthers Shkodër.
Kampionët nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren dhe ja dolën mbanë të realizonin tre herë duke siguruar kështu Superkupën e futbollit 9×9 për këtë edicion.
Në përfundim të finales është organizuar edhe ceremonia tradicionale për dorëzimin e trofeut. I pranishëm ishte specialisti i futbollit amator, Igli Mumajesi i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit fitues Kastriotët.