Saturday, July 27, 2024

Pezullohet ndeshja e Kupës së Mbretit, shkak ndërprerja e energjisë elektrike. Rifillimi, të hënën paradite

Lexo

Busquets Ferrer, arbitri i ndeshjes Unionistas-Vijareal, urdhëroi që ndeshja të pezullohet dhe ajo do të rifillojë të hënën paradite

Blackout total në stadiumin “Reina Sofia” në Salamanka. Në përfundim të kohës së rregullt të ndeshjes Unionistas-Vijareal, kur rezultati ishte 1-1 në stadium ndërpritet energjia elektrike dhe krijohet errësirë totale. Busquets Ferrer, arbitri i ndeshjes, urdhëron që ndeshja të pezullohet dhe ajo do të rifillojë të hënën paradite. Skuadrat do të luajnë 30 minutat shtesë të ndeshjes për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për më tej në Kupën e Mbretit.

Në këto kushte shtyhet për pasdite hedhja e shortit për vazhdimësinë e Kupës së Mbretit në Spanjë. Këtë e ka miratuar edhe Federata Spanjolle. Klubi i Vijarealit njofton tifozët e vet për shtyrjen e ndeshjes nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare, ndërsa klubi i Unionistasit njofton të gjithë tifozët që të ruajnë biletat për të hyrë sërish në stadium të hënën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img