Superliga Basketboll Meshkuj-Besëlidhja fiton edhe duelin e dytë me Tiranën. Shkon në 2-0 avantazhi i finaleve, edhe një i duhet të shpallet kampione

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja ka mposhtur Tiranën me rezultatin 90-77 në “Feti Borova” dhe ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në basketboll për djem. Lezhjanët kryesojnë 2-0 serinë e finaleve dhe tashmë janë vetëm një fitore larg titullit.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 2 ka qenë e bukur dhe e luftuar. Tirana fiton periodën e parë 19-18, ndërsa Besëlidhja të dytën 29-27.

Në periodën e tretë vjen shkëputja e madhe e lezhjanëve, që dominojnë rivalët dhe fitojnë 20-9, ndërsa perioda e katërt mbyllet 23-22 për Besëlidhjen.

Skuadra e Afrim Bilalit fiton gjithë takimin 90-77, çon në 2-0 serinë e finaleve dhe tashmë është vetëm 1 fitore larg titullit kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img