25 vite pritje.
25 vite mall për një tjetër titull.
Te Vllaznia nuk flitet thjesht për futboll. Në Shkodër, futbolli është identitet, krenari, trashëgimi.

Është feja sportive e një qyteti që ka ditur gjithmonë të jetojë me emocionin e topit dhe tribunës.
Breza të tërë janë rritur me historitë e lavdisë kuqeblu, me netët e mëdha dhe me ëndrrën që një ditë titulli të rikthehet aty ku zemra e futbollit shqiptar ka rrahur gjithmonë fort.
Sot qyteti është veshur kuqeblu.
Shpresa ndihet në çdo rrugë, në çdo familje, në çdo tifoz që prej vitesh nuk ka reshtur së besuari.
Ndoshta kjo është koha e duhur për festën që Shkodra e pret prej një çerek shekulli.
Unë besoj. Dhe besoj se këtë herë, askush nuk duhet t’ua prishë këtë ëndërr qytetit qe solli per here te pare kete loje ne vendin tone.
Tonin FRROKU


