Sunday, May 5, 2024

Superliga e Futbollit U21. Vllaznia mundet nga Korabi 3-2. Tre gola të dibrabit Shehu. Për kuqeblutë shënojnë Zaganjori dhe Mulia

Lexo

3 me 2 në favor të skuadrës dibrane ka përfunduar ndeshja në mes Korabit dhe Vllaznisë, takim ky i vlefshëm për javën e 27-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për Superligën U21. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi përgjithësisht kanë bërë një ndeshje të mirë, ku duhet theksuar se edhe pse ishin në disavantazh të dy golave të shpejtë të shënuar Shehu, përkatësisht në minutat 32 dhe 33-të, ka arritur të reagojë mjaft mirë dhe me golat e shënuar nga Zaganjori fillimisht në të 41-tën minutë dhe më pas Muliu në të 64-tën arrin ta barazojë rezultatin në 2 me 2.

Loja e kuqebluve ka vijuar të jetë sërishmi e pëlqyeshme, ku me moralin e golave të barazimit, optimizmi ishte shumë i madh për ta fituar këtë ndeshje. Për këtë nuk munguan edhe rastet për të shënuar golin e avantazhit, por megjithë dëshirën dhe këmbënguljen e Vllaznisë, goli ka ardhur në krahun tjetër. Dhe, për këtë ka menduar Ertigen Shehu, duke shënuar golin e tretë individual të tij në këtë ndeshje, gol që i jep fitoren Korabit me rezultain 3 me 2.

Pas javës së 17-të, tabelën e klasifikimit të Superligës U-21 e kryeson Bylis me 42 pikë. Partizani është i dyti me 34 pikë, për të vijuar me  Erzenin 30, Vorën 29 , Tiranën 27, ndërkohë që Vllaznia është e gjashta me 26 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img