Monday, May 20, 2024

Ndarja nga jeta e futbollistit Klajvert Çuni, FSHF dhe Presidenti Duka i shprehin ngushëllimet familjes

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të Shënkollit, Klajvert Çuni. Një humbje e madhe për komunitetin e futbollit shqiptar dhe për atë lezhjan.

21-vjeçari ka qenë futbollist i akademisë së Shënkollit dhe ishte një nga talentet premtuese.

Ndërkaq, edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Çuni, të afërmve dhe klubit të Shënkollit.

“Lajmi për humbjen e jetës së Klajvert Çunit, të riut të rritur në akademinë e Shënkollit, më ka pikëlluar mua dhe çdo anëtar tjetër të komunitetit të futbollit. Ditë të tilla janë të zeza për këdo, jo vetëm për komunitetin tonë të futbollit.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Klajvertit! U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img