Sunday, May 5, 2024

Surpriza e radhës e KF Bashkimi! Futbollistët e vegjël takim me Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Lexo

Për futbollistët e vegjël të KF Bashkimi, sot ka qënë një ditë e veçantë. Krahas seancave stërvitore si dhe ndeshjeve zyrtare në kampionatet rajonale dhe kombëtare, trajneri i tyre Ervin Alushi i ka rezervuar shpesh herë surpriza të këndshme jashtë fushës së lojës.

E tillë ka ënë edhe surpriza e sotme, kur me në krye trajnerin e tyre Ervin Alushi, ato kanë udhëtuar në kryeqytet duke zhvilluar një takim të planifikuar më herët me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.

“𝙏𝙖𝙠𝙞𝙢 𝙢𝙚 𝙈𝙞𝙣𝙞𝙨𝙩𝙧𝙚𝙣 𝙚 𝙎𝙝𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩 𝙕.𝘽𝙤𝙧𝙖 𝙈𝙪𝙯𝙝𝙖𝙦𝙞 𝙠𝙪 𝙙𝙞𝙨𝙠𝙪𝙩𝙪𝙖𝙢 𝙨𝙝𝙪𝙢𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙗𝙚𝙢𝙚 𝙣𝙟𝙚 𝙩𝙖𝙠𝙞𝙢 𝙩𝙚 𝙨𝙝𝙠𝙚𝙡𝙦𝙮𝙚𝙧 !

𝙆𝙪 𝙢𝙚 𝙛𝙚𝙢𝙞𝙟𝙚𝙩 𝙚 𝙚𝙠𝙞𝙥𝙞𝙩 𝙪 𝙩𝙖𝙠𝙪𝙖𝙢 𝙣𝙚 𝙢𝙗𝙡𝙚𝙙𝙝𝙟𝙚𝙣 𝙢𝙚 𝙩𝙚 𝙜𝙟𝙞𝙩𝙝𝙚 𝙛𝙚𝙢𝙞𝙟𝙚𝙩 .

𝙄𝙨𝙝𝙩𝙚 𝙣𝙟𝙚 𝙩𝙖𝙠𝙞𝙢 𝙛𝙖𝙣𝙩𝙖𝙨𝙩𝙞𝙠 𝙦𝙚 𝙚 𝙛𝙖𝙡𝙚𝙣𝙙𝙚𝙧𝙤𝙟𝙢𝙚 𝙨𝙝𝙪𝙢𝙚 𝙥𝙚𝙧 𝙠𝙚𝙩𝙚 𝙢𝙪𝙣𝙙𝙚𝙨𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙨𝙝𝙥𝙧𝙚𝙨𝙤𝙟𝙢 𝙩𝙚 𝙠𝙚𝙢𝙞 𝙚𝙙𝙝𝙚 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠𝙥𝙪𝙣𝙞𝙢𝙚 𝙩𝙚 𝙩𝙟𝙚𝙧𝙖 !

-𝙈𝙖𝙧𝙨-2024”, shkruan KF Bashkimi në faqen e tij zyrtare lidhur me takimin e zhvilluar sot në kryeqytet.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët, shkruhet:

“Në një takim me djemtë dhe vajzat e KF Bashkimi dhe trajner Ervinin, biseduam për rëndësinë e sportit si dhe punën fantastike që ka bërë trajneri për krijimin e këtij ekipi në Shkodër.

Sigurisht, fëmijët përcollën dhe shumë kërkesa të cilat do t’i ndjekim në vijim për t’u siguruar që fëmijëve t’i jepen të gjitha mundësitë për të shprehur dhe zhvilluar talentet e tyre.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img