Sunday, May 5, 2024

(Video) Basket Meshkuj-Afrim Bilali, trajneri shkodran që po e çon Besëlidhjen drejt titullit kampion

Lexo

Afrim Bilali, është një nga emrat e spikatur të basketbollit shqiptar. I dalë nga shkolla e basketbollit shkodran, përpos Vllaznisë ku luajti si basketbollit dhe drejtoi si trajner, në karrieren e tij sportive ka kontribuar edhe për skuadra të tjera, ndërkohë që i është besuar edhe drejtimi i ekipit kombëtar shqiptar.

Aktualisht është në drejtimin e ekipit të Besëslidhjes, skuadra surprizë e basketbollit shqiptar, e cila prej dy sezonesh është skuadra pretendente numër një për titull. Sezoni 2023-2024 është më i spikaturi për lezhjanët, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ka regjistruar vetëm fitore duke mos pësuar asnjë humbje.

Për Afrimin, përballja e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” shoqërohej me jo pak emocione. Luante në një pallat sporti ku ai është rritur si basketbollist dhe përballë skuadrës së qytetit të tij të lindjes, Vllaznia.

Krahas tifozërisë së zjarrtë shkodrane, në njërën nga tribunat e “Qazim Dervishit” , ishte edhe familja “Bilali”, prindërit e tij, vëllai Elvisi dhe shumë të tjerë. Si shkodranë, ato janë tifoz të kahershëm me Vllazninë, por natyrshëm që edhe suksesin e djalit të tyre e dëshironin.

Këto emocione, Afrimi i përcjell në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për median e pranishme. Ndërkohë që, duke folur për ndeshjen, të cilën Besëlidhja e fitoi me rezultatin 71-86, ai vlerëson paraqitjet e Vllaznisë dhe të kolegut të tij, trajnerit Damian Bekteshi për këtë sezon sportiv, ndërkohë që deklaron se objektivi i Besëlidhjes që ai drejton është titulli kampion.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Besëlidhjes, shkodranit Afrim Bilali, dhënë pas ndeshjes Vllaznia-Besëlidhja 71-86, mund ta ndiqni në portalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img