Vllaznia në taekëndo vazhdon të shkëlqejë, jo vetëm me ekipet e rritura, por edhe me të gjitha ekipet zinxhir të moshave. I tillë ka qënë edhe aktiviteti i organizuar një ditë më parë në pallatin e sportit Asllan Rusi të Tiranës, ku Vllaznia ishte më e mira e Kampionatit Kombëtar për kategorinë e para të rinjve.
Vllaznia u paraqit në këtë aktivitet me 20 sportistë dhe me 2 trajnerë, Elion Puka dhe Nikolin Perzefi, ku në përfundim të ndeshjeve arriti të fitonte në total, 3 vende të para, 2 vende të 2-ta 6 vende të 3-ta
Njihuni me rezultatet teknike të të gjitha peshave përkatëse:
1.Menida Meta -33 kg kampione
- Aron Duka -41 kg nënkampion
- Gjulja Xhaji -41 kg vend i 3-të
- Ensar Dani -45 kg vend i 3-të
- Edrit Çoka -45 kg nënkampion
- Antia Bardhi -47 kg kampione
- Klejvis Kruja -49 kg vend i 3-të
- Selma Uruçi -51 kg vend i 3-të
- Anselma Xhaji -55 kg vend i 3-të
- Alessandro Hoti +65 kg vend i 3-të
- Ema Dodaj +59 kg kampione.
Krahas dyshes së trajnerëve të njohur, Elion Puka dhe Nikolin Perzefi, një kontribut të madh në arritjen e rezultateve pozitive, dha edhe prof. Neriman Puka dhe Irsa Osmanagiq, që vazhdojnë të jenë një mbështetje më shumë për të gjithë grupmoshat e taekëndosë shkodrane.