Taekwondo-Vllaznia shpallet kampione në kategorinë e para të rinjve (11-13 vjeç). 11 medalje për ekipin kuqeblu

Lexo

Vllaznia në taekëndo vazhdon të shkëlqejë, jo vetëm me ekipet e rritura, por edhe me të gjitha ekipet zinxhir të moshave. I tillë ka qënë edhe aktiviteti i organizuar një ditë më parë në pallatin e sportit Asllan Rusi të Tiranës, ku Vllaznia ishte më e mira e Kampionatit Kombëtar për kategorinë e para të rinjve.

Vllaznia u paraqit në këtë aktivitet  me 20 sportistë dhe me 2 trajnerë, Elion Puka dhe Nikolin Perzefi, ku në përfundim të ndeshjeve arriti të fitonte në total, 3 vende të para, 2 vende të 2-ta 6 vende të 3-ta

Njihuni me rezultatet teknike të të gjitha peshave përkatëse:

1.Menida Meta -33 kg kampione

  1. Aron Duka -41 kg nënkampion
  2. Gjulja Xhaji -41 kg vend i 3-të
  3. Ensar Dani -45 kg vend i 3-të
  4. Edrit Çoka -45 kg nënkampion
  5. Antia Bardhi -47 kg kampione
  6. Klejvis Kruja -49 kg vend i 3-të
  7. Selma Uruçi -51 kg vend i 3-të
  8. Anselma Xhaji -55 kg vend i 3-të
  9. Alessandro Hoti +65 kg vend i 3-të
  10. Ema Dodaj +59 kg kampione.

Krahas dyshes së trajnerëve të njohur, Elion Puka dhe Nikolin Perzefi, një kontribut të madh në arritjen e rezultateve pozitive, dha edhe prof. Neriman Puka dhe Irsa Osmanagiq, që vazhdojnë të jenë  një mbështetje më shumë për të gjithë grupmoshat e taekëndosë shkodrane.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -