Friday, April 26, 2024

Futboll Femra-Luhet java e parafundit e kampionatit. Pas Vllaznisë kampione, Apolonia siguron vendin e dytë

Lexo

Në përballjet e javes së parafundit të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra, krahas Vllaznisë që kishte siguruar më herët titullin kampion, sfida më e rendësishme ishte ajo, Apolonia – Tirana, ku fieraket arritën të triumfonin me rezultatin 4-2. Ky tre pikësh i siguron vendin e dytë në klasifikimin përfundimtar Apolonisë, që këtë edicion ka bërë një paraqitje shumë të mirë, me 16 fitore, dy barazime dhe një humbje, teksa kanë edhe një ndeshje të prapambetur.

Në ndeshjet e tjera të javës, Murlani mundi me shifrat e thella 7-0 skuadrën e Tirana AS, një ndeshje që foli totalisht për shkodranet. Edhe Partizani ia doli të marrë një tjetër tre pikësh mjaft me vlerë këtë javë, duke mundur në transfertë Atletik Club me shifrat 0-2. Në përballjen tjetër, Kinostudio – Teuta, kryeqytetaset ia dolën të fitonin ndeshjen me rezultatin 4-2.

Kampionati i femrave do të ulë siparin këtë të mërkurë, me ndeshjen e fundit të javës së 22-të, Vllaznia – Skënderbeu, ku shkodranet do të kurorëzohen si kampione të sezonit futbollistik 2021-2022. Ndeshje, e cila është planifikuar të luhet në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, në ora 15:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img