Tuesday, May 7, 2024

Takim brezash për boksin shkodran. Emocionet e trajnerit Gjoni dha kampionëve të parë pas 90-tës

Lexo

Fundi i vitit 2021 e ka gjetur komunitetin e sportit të boksit të mbledhur në një takim festiv dedikuar brezave që bënë histori në boksin shkodran dhe atë kombëtar në përgjithësi. Kryetrajneri i boksit shkodran dhe atij shqiptar, Zef Gjoni, është personazhi kryesor i këtij takimi, pasi ishte i pari që i mblodhi aso kohe të pas vitit 1990 grupin e djemve të pasionuar dhe të talentuar shkodran, të cilët shumë shpejt u bënë kampionët e Shqipërisë, madje bënë jehonë edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

Krahas të tjerëve, të pranishëm në këtë takim kanë qënë edhe vetë kampionët e parë të atyre viteve, si Sokol Buliqi, Rafael Dabërdaku, Besnik Gjetja, Artur Gavoçi, Besnik Limani. Ishte një takim brezash që me mbështetjen e presidentit të boksit shkodran Gjergj Livadhi u shoqërua me një kokteil festiv me praninë edhe të brezit të sotëm të boksierëve shkodranë, të cilët ndër të tjera patën rastin të njihen me kampionët e parë shkodranë, me ato që bënë histori në ringun e boksit, brenda dhe jashtë vendit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img