Saturday, November 23, 2024

“Talentja e Vitit 2023” / Sulmuesja shkodrane Klaudia Borci merr çmimin e futbollistes më premtuese

Lexo

Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit e organizuar mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në një atmosferë të shkëlqyer e të mbushur me emocione të mëdha ka nderuar me çmime protagonistët kryesor të vitit 2023 në futboll në një atmosferë të shkëlqyer. Çmimi i parë i akorduar në këtë Mbrëmje Gala të organizuar nga FSHF ishte për “Talenten e vitit 2023” për vajza, ku në garë ishin futbollistet e reja Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.

Në skenë për të dhënë këtë çmim tepër të rëndësishëm është ngjitur ish-futbollisti i Kombëtares, Jahmir Hyka, i cili lexoi emrin e fitueses së çmimit sipas votimit. Çmimi shkoi për Klaudia Borcin, talentes 17-vjeçare që ka spikatur me ekipet kombëtare të moshave U-17 e U-19 dhe klubin e Vllaznisë.

Pasi zbuloi emrin, Hyka ftoi Klaudia Borcin në skenë, duke i dorëzuar çmimin, ndërkohë që futbollistja e re ka falënderuar të gjithë ata që e votuan për këtë trofe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img