Sunday, May 19, 2024

Për të dytin vit radhazi, Orges Shehit shpallet fitues i çmimit “Trajneri i vitit”

Lexo

Orges Shehi është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i vitit 2023”, pasi zhvilloi një tjetër sezon të suksesshëm me ish-skuadrën e tij KF Tirana. Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe trajneri i Egnatia-s, Edlir Tetova si edhe trajneri i Laçit, Mirel Josa.

Në Mbrëmjen Gala që po mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ish-trajnerët e ekipit Kombëtar, Gianni De Biasi dhe Edoardo Reja i dorëzuan trofeun e rëndësishëm, Orges Shehit, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi.

“Ndihem shumë i nderuar, sepse jam këtu mes dy personaliteteve dhe figurave të mëdha të futbollit tonë dhe futbollit europian. Si Reja dhe De Biasi, i cili ka qenë një indicie e madhe që t’i futem trajningut.

Ndihem krenar që vij këtu për herë të dytë radhazi. Jam shumë i kënaqur. Dua të falënderoj gjithë trajnerët dhe kapitenët që më kanë votuar, si dhe ish-klubin tim, Tiranën” – tha Orges Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img