Thursday, July 18, 2024

Tension dhe 2 kartonë të kuq, Egnatia debuton me humbje në Champions

Lexo

E pafat Egnatia në debutimin historik në Champions League, pasi është mposhtur 1-0 në Bosnjë nga Borac Banja Luka. Ishte një humbje e përjetuar mes tensionit të thirrjeve antishqiptare dhe dy kartonëve të kuq që u dhanë për lojtarët rrogozhinas.

Që në fillim tifozeria vendase shpalosi parulla me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë”: dhe nuk kurseu thirrjet nacionaliste. Por në fushën e lojës Egnatia nuk e ndjeu këtë trysni, duke menduar si të mbante të paprekur portën e saj.

Situata u nxeh në pjesën e dytë, sidomos pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq për një faull pas pamjeve që gjyqtari pa me VAR. Tifozët vendas nisën të shtonin thirrjet antishqiptare në stadium dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, e cila rifilloi pas 10 minutash vetëm me “ultimatumin” se do kishte braktisje të saj.

Egnatia u mundua të rezistonte dhe dukej se po ia arrinte qëllimit. Por në shtesën e takimit, një pavëmendje solli golin e avantazhit të vendasve, që tentuan me ngulm të shënonin edhe të dytin. Ndreca më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq të kësaj ndeshje, duke bërë që rrogozhinasit ta mbyllnin ndeshjen me vështirësi, por me një rezultat që gjithsesi lë të hapur mundësinë e kualifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img