Thursday, July 18, 2024

Anglia mund Holandën dhe kualifikohet në finalen e Europianit ku i pret Spanja

Lexo

Anglia është kualifikuar për në finalen e madhe të Europianit, pasi triumfoi 1-2 në Dortmund ndaj Holandës.

Sfida  filloi me ritëm të lartë, “tulipanët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e shtatë, falë një finalizimi perfekt të Xavi Simons. Britanikët reaguan shumë shpejt, “3 luanët” fituan penallti me Kane, i përkthyer në gol nga vetë sulmuesi. Minutat e fundit të fraksionit dhuruan emocione të mëdha, shtylla ndali Dumfries, ndërsa në krahun tjetër, po shtylla i tha jo Foden-it.

Në pjesën e dytë skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pickford, portieri reagoi mjaft mirë. Goli i suksesit për ekipin e Southgate u realizua në të 90-tën, me Watkins që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer. Në finalen e madhe, Anglia do të gjejë Spanjën, takim ky që luhet me 14 korrik në Berlin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img