Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas fitores 3-1 ndaj Laçit në Kupë.
Sipas tij, Egnatia do e mbrojë Kupën, ndërsa shtoi se e shqetëson tërheqja e skuadrës në mbrojtje pas golit të tretë.
Sot në pjesën e arë dominuam totalisht me raste të humbura dhe dy gola. Më shqetëson, që pasi shënojmë të tretin, ka një tërheqje më shumë sesa duhet në mbrojtje. Kjo vjen vetë nga ekipi, jo se e kërkoj unë.
Lojtarët po afrohen shumë te grupi. Kanë shumë muaj pa luajtur, shpresojmë të jenë afektivë në lojë, ashtu si sot.
Kupën do e mbrojmë sepse jemi fituesit e vitit të kaluar. Në kampionat e kemi pasur luksin për ndryshime. Tani që është afruar Vllaznia, duhet të shikojmë ndryshe.
Është shpejt që të mësosh dy sulmues të luajnë bashkë. Që të bëjnë këtë, duhet një vit. Sot jam i kënaqur me atë që dy sulmuesit shfaqën. Shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të jenë më efektivë.
Me Tiranën nuk ka hakmarrje, por konkretizim në fushë. Konkretizim është që të kemi vazhdimësi dhe të prodhojmë lojë, duke shkuar te goli siç kemi bërë deri tani.