Tuesday, April 30, 2024

Egnatia mund Laçin 3-1 dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Egnatia-Laçi  3-1(Shënues: Montenegro 19′, 50′, Aleksi (P) 38′ / Myrta 61′)

Egnatia është skuadra e parë gjysmëfinaliste e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kanë fituar edhe ndeshjen e dytë përballë Laçit, kësaj radhe në shifrat 3-1 (ndeshja e parë përfundoi 1-0). Djemtë e Tetovës kualifikohen mes 4 më të mirave të turneut dhe synojnë që të mbrojnë trofeun e fituar një vit më parë.

Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh të dy golave. Montenegro zhbllokon sfidën, ndërsa Aleksi shënon golin e dytë për vendasit nga pika e bardhë e penalltisë. Rrogozhinasit shënojnë sërish në pjesën e dytë. Montenegro shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Egnatian. Laçi mundohet të reagojë dhe ngushton shifrat me Myrtën. Kurbinasit kanë një mundësi të mirë për të rihapur takimin pak minuta më vonë, pasi fitojnë një penallti. Por Sherri bën heroi dhe pret gjuajtjen e Kryeziut.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja kampet, nuk ndryshon rezultati i sfidës në minutat e mbetura. Egnatia kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa për Laçin përfundon këtu aventura në Kupën e Shqipërisë. Debuton me humbje në krye të stolit kurbinas trajneri Armando Cungu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img