Thursday, May 2, 2024

Teuta e Edi Martinit, sfidon Partizanin në transfertë. Sinjale rritje në renditje për durrsakët.

Lexo

Partizani-Teuta 0-2(Shënues: A. Marku 40’, Kallaku 63’(p))

Me dy gola të shënuar në secilen pjesë të lojës, Teuta e Durrësit, e drejtuar me kompetencë nga trajneri shkodran, Edi Martini, ka sfiduar Partizanin duke e mundur në shtëpinë e tij të re me rezultatin e pastër 0 me 2.

Edhe pse Partizani hynte në fushë me objektiv për të kapur kreun e tabelës së klasifikimit dhe Teuta për të marrë pikët e mbijetesës, ishte kjo e dyta që dominoi takimin. Supergoli i shënuar nga Arbion Marku në minutën e 40-të pas një manovre në krahun e djathtë dhë në vijim një goditje perfekte me të majtën, ë megjithë përpjekjet e portjerit Hoxha, topi përfundon në trekëndëshin e djathtë të portës së kuqe.

Me avantazhin 0-1 për durrsakët, skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që pas rikthimit në fushë, është Partizani që kërkon të gjeëj golin e barazimit, por nga ana tjetër, ajo që godet është përsëri Teuta.

Një ndërhyrje në kundrakohë brenda zonës së Partizanit e Telushit në dëm të shkodranit Gruda të Teutës, bë që kryesori Allkja të mos hezitojë të vërshellejë për penallti. Penallti, të cilën e merr përsipër ta ekzekutojë me qetësi dhe profesionalizëm Sherif Kallaku.

0 me 2 për Teutën, dhe këtu ndeshja merr fund. Edhe pse ka minuta të tëra në dispozicion për të ndryshuar situatat e lojës, apo edhe rezultatin, një gjë e tillë nuk ndodhë, sepse vërshëllima e fundit e Allkjes, fikson rezultatin 0-2 në favor të durrsakëve.

Tre pikë shumë të vlefshme për Teutën që largohet nga zona e “ftohtë” e fundit të tabelës së klasifikimit duke mbërritur tek vendi i shtatë me 21 pikë, me synime për të ecur edhe më lart. Ndërsa, nga ana tjetër, humbja e të kuqve konfirmon se Partizani është në krizë totale, duke mbetur në vendin e dytë të renditjes me 31 pikë, kjo edhe falë zhgënjimit të Vllaznisë në Ballsh, sepse në rast të kundërt kuqeblutë do t’ia kishin marrë pozicionin e vendi të dytë në renditje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img