Durrsakët gjenden në një pozitë të vështirë në fundin e tabelës së klasifikimit të kategorisë Superiore, por me fitoren e sotme ndaj Erzenit kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Over Sport, shkodrani i pankinës durrsake, shprehet i kënaqur për kualifikimin, ndërkohë që beson se Teuta kap pjesëmarrjen në Europë.
“Jam i kënaqur ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që duhet të fitonim për të kualifikuar sepse pavarësisht renditjes ne i kemi bërë ndeshjet e barabarta me ekipet e tjera dhe pretendimet tona për në Kupën janë që të shkojmë larg. E meritonim kualifikimin. Ne humbëm shpërqëndrimin me Laçin vetëm 10 minuta dhe për këtë arsye humbëm ndeshjen, në përgjithësi kam qenë i kënaqur edhe me atë ndeshje pavarësisht asaj që ndodhi.
Nëse nuk do ta kishim synim nuk do të ishim sot me të gjithë formacionin, me lojtarët më të mirë. Teuta nuk është një ekip që mendon vetëm për renditjen e mirë në kampionat, ne kërkojmë Kupat e Europës. Duhet të mundohemi ta bëjmë se sa e arrijmë ajo është gjë tjetër pastaj. E kam kërkuar që në fillim të janarit, Daci më pëlqen si lojtar dhe e komplimentoj shumë për ndeshjen që bëri dhe të vazhdojmë kështu. Kemi pasur problemet tona dhe kam besim tek djemtë. Emiljano Vila vjen pas dëmtimit dhe të tjerët mund të japin shumë për ekipin.
Kjo fitore ishte e rëndësishme pas humbjes me Laçin që të reagonim dhe kualifikoheshim,ishte psikologjike që djemtë të shohin veten se kush janë. Kjo ndeshje nuk na shërben vetëm për kupën por edhe për ato në vijim në kampionat, sepse mendoj që një skuadër bëhet me e fortë në momentin që rrëzohet dhe ngrihet në këmbë shpejt. ” tha ndër të tjera, tekniku Edi Martini, pas ndeshjes, Teuta-Erzeni, e mbylur me fitoren 1-0 të durrsakëve që kalojnë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.