Gruda në fushë dhe Martini në pankinë, dy shkodranë kualifikojnë Teutën në çerekfinale

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Teuta-Erzeni 1-0(Shënues: Gruda 83’)

Teuta ia del të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një gjë të tillë e ka realizuar duke eleminuar Erzenin e Shijakut. Një kualifikim që vjen përmes dyshes shkodrane, Grudës në fushën e lojës, i cili shënoi supergolin e fitores në minutën e 83-të, si dhe strategut Edi Martini në pankinë.

Derbi durrsak, ka qënë ndoshta dueli më i fortë i turit të dytë, me një barazim 1-1 të ndeshjes së parë dhe fitore minimale në fundin e takimit të dytë nga Teuta që kalon në çerekfinale.

Sfida e dytë e luajtur sot në stadiumin “Niko Dovana” është përshkuar me faza interesante, ku të dyja skuadrat kërkonin kualifikimin. Durrsakët punuan më shumë në këtë drejtim, kur kemi parasysh se Teuta arriti të shënonte më herët, kur në minutën e 69-të është Daci që e dërgon topin në rrjetën e shijakasve, por goli bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje nga ana e gjyqtarit.

Gjithësesi, skuadra e drejtuar nga Edi Martini vazhdon ta kërkojë me insistim golin e avantazhit, të cilin e siguron përmes një shpërthimi karakteristik individual të shkodranit Gruda dhe finalizimit me gol në të 83-tën minutë. Gol ky që, megjithë përpjekjet e të dy skuadrave, qëndron në fuqi deri në mbyllje të të gjithë ndeshjes duke firmosur fitoren dhe kualifikimin e durrsakëve në çerektinale, atje ku gjejnë kundërshtarin Kukësin si kundërshtar.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -