U eleminua nga Kupa, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa, premton një Erzen potent në kampionat!

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Erzeni, humbi derbin durrsak duke u mundur në përballjen e sotme 1-0 nga Teuta. Humbje kjo e eleminon nga vazhdimësia e konkurimit në Kupën e Shqipërisë. Duke folur pas ndeshjes për Over Sport, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa, thekson se tashmë Erzeni përqëndrimin krysor do ta ketë në kampionat.

“Tani loja ishte kjo që erdhi, një episod mund ta vendosë ndeshjen dhe kështu ndodhi. Pësuam gol pasi në një moment ne u treguam të pakujdesshëm, por besoj duhet të shohim pjesën pozitive. Fituam disa lojtarë sot, e ndërtuam lojën në këtë formë. Kemi marrë përgjigje nga lojtarët e rinj, është momenti të fokusohemi në kampionat, kemi një prezantim të shkëlqyer nga Kovaçi, Leao dhe Aliti që ishin për herë të parë sot. Kampionati është i gjatë dhe ne na duhej që afrimet ti shërbenin ekipit deri në fund të muajit maj dhe besoj sot e kuptuam që kemi bërë zgjedhjet e duhura. Humbja erdhi natyrshëm, është më e mira e mundshme për një ekip si ne, do të na vlejë për kampionatin që të përqëndrohemi më shumë”, tha ndër të tjera, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -