Friday, April 19, 2024

Futboll-Kampionati 5×5/ Art-Inox shpallet kampion i zonës së Durrësit, mposht Santalin në finale

Lexo

Art-Inox është shpallur ekipi kampion i Durrësit në kampionatin kombëtar të futbollit 5×5 të organizuar në këtë zonë pasi triumfuan me rezultatin e thellë 6-2 kundër skuadrës së Santal. Art-Inox, pjesë e grupit B në këtë zonë ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke zënë vendin e parë pas 16 javësh, me 13 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje e duke grumbulluar në total 40 pikë, në një garë mjaft të fortë ku ndeshjet janë luajtur me sistemin vajtje-ardhje.

Pas përfundimit të 16 javëve, Art-Inox kaloi në fazën play-off për këtë sezon, ku ia doli të fitonte edhe titullin kampion për zonën e Durrësit. Trofeu iu dorëzua durrsakëve nga përfaqësuesi i FSHF-së në Durrës, Arbër Kalemi, në një ceremoni rasti të organizuar nga Federata e Futbollit. Kjo skuadër do të përfitojë 75 mijë lekë premio nga FSHF si kampione e zonës së Durrësit, ndërsa ekipi i Santalit do të përfitojë 25 mijë lekë si nënkampionë.

Skuadra e Art-Inox, së bashku me tre ekipet e tjera që janë renditur në krye të klasifikimit në grupet A dhe B, Kismeti, KS1 dhe Armata e Veriut do të marrin pjesë në fazën play-off, ku do të përballen të gjitha skuadrat kampione dhe ekipet që janë renditur në vendet e dyta të të gjitha zonave rajonale për të shpallur kampionen e edicionit të tretë të Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar 5×5.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img